Cüneyt Karadağ
13 Korrik 2020•Përditësim: 14 Korrik 2020
Trajneri i përfaqësueses gjermane të futbollit, Joachim Low, paralajmëroi se publiku në vjeshtë do të shohë ekipin kombëtar në ndeshjet miqësore kundër kombëtares së Turqisë dhe Çekisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Federata Gjermane e Futbollit (DFB) njoftoi sot se Gjermania më 7 tetor në Këln do të luaj ndeshjen miqësore me Turqinë, kurse tri ditë më vonë edhe një ndeshje tjetër miqësore kundër Çekisë.
Më tej theksohet se të dyja ndeshjet e paralajmëruara janë futur në orarin zyrtar të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).
Përzgjedhësi i përfaqësueses gjermane të futbollit në porosinë e tij në faqen zyrtare të internetit të DFB-së tha se publiku në vjeshtë do të shohë skuadrën e përtërirë të kombëtares.
"Do të shfrytëzojmë ndeshjet miqësore të shohim skuadrën tonë. Turqia dhe Çekia në aspektin sportiv janë dy rivalë shumë interesantë. Përkundër pjesëmarrjes në Ligën e Kombeve, ndeshjet miqësore do të na ndihmojnë në zhvillimin e skuadrës", theksoi Low.
Ai tha se tashmë është i emocionuar për ndeshjet e paralajmëruara dhe shprehu shpresën se pandemia e COVID-19 do të ketë përfunduar dhe se nuk do të ketë probleme për ndeshjet.