Islam Doğru
13 Korrik 2020•Përditësim: 14 Korrik 2020
SHBA gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 379 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 137.797 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në botë.
Të dhënat nga faqja e internetit Worldometer, e cila merret me grumbullimin e të dhënave lidhur me pandeminë COVID-19, tregojnë se numri i rasteve të kofirmuara me koronavirus në SHBA është rritur në 3.415.590, me 58.384 raste të reja të zbuluara gjatë ditës së fundit.
Për sa i përket numrit të rasteve, SHBA ndiqet nga Brazili me 1.866.176 raste të konfirmuara, India me 888.944 raste të konfirmuara dhe Rusia me 733.699 raste të konfirmuara.
Që nga shpërthimi i pandemisë në SHBA janë kryer rreth 42,5 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga ky virus është mbi 1.5 milionë.