Erbil Başay
22 Mars 2016•Përditësim: 23 Mars 2016
BERLIN (AA) – Gjermania ka paralajmëruar rritjen më të madhe të pensionit gjatë 23 viteve të fundit, që të cilën e kanë mirëpritur 20 milionë pensionistë në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria gjermane e Punës dhe Çështjeve Sociale njoftoi se rritja e pensionit do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti.
Pensionistët në krahinat perëndimore gjermane do të marrin pensione më të larta për 4.25 përqind, ndërsa pensionistët në krahinat lindore do të marrin rritje prej 5.95 përqind.
Në njoftimin thuhet se kjo është rritja më e madhe e pensionit gjatë 23 viteve të fundit, duke shtuar se rritja e pensionit ka ardhur si një vijimësi logjike e ndodhive për shkak se situate ekonomike dhe punësimi në këtë vend është në gjendje të mirë.