Esra Kaymak
22 Mars 2016•Përditësim: 22 Mars 2016
WASHINGTON (AA) – Departamenti amerikan i Shtetit mohoi paralajmërimet se SHBA-të do të dërgojnë marinsa shtesë në Irak si ndihmë shtesë kundër pjesëtareve të organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
“Marinsat tashmë gjendet atje dhe në përputhje ma kapacitetet ndihmojnë dhe këshillojnë”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby.
I pyetur që të qartësohet nëse marinsa shtesë do të dërgohen për të mbrojtur këshilltarët ushtarak amerikanë, Kirby përsëriti se ata tashmë gjenden atje. “Nuk do të dërgojmë forca shtesë në Irak, dhe nuk ka asnjë pjesëtarë të forcave amerikane që është dërguar atje, e që të mos ketë aprovuar apo koordinuar qeveria irakiane”, nënvizoi Kirby.