Tayfun Salcı
21 Nëntor 2017•Përditësim: 21 Nëntor 2017
LONDËR (AA) – Gjykatësi britanik i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Malcolm Simmons i cili ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij, akuzon misionin për korrupsion dhe parregullsi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Malcolm Simmons, i cili javën e kaluar ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij si gjyqtar në EULEX, të cilën e ushtronte që nga viti 2014 e deri më tani, në një deklaratë për gazetën franceze "Le Monde" pretendon se “në zemër të misionit ndodhen një numër i madh i rasteve të korrupsionit”.
Ai pretendon se EULEX-i ka pësuar ndërhyrje politike. Simmons akuzon Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë dhe Bashkimin Evropian se nuk kanë marrë parasysh paralajmërimet e tij për këtë çështje.