Mohamed Sabry Emam Muhammed
21 Qershor 2016•Përditësim: 22 Qershor 2016
KAJRO (AA) – Një gjykatë Administrative në Egjipt pa shpallur të martën si të pavlevshme marrëveshjen mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite sipas së cilës Kajro i ka dhuruar dy ishuj të Detit të Kuq, Arabisë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).
“Gjykata vendosi se ishujt Tiran dhe Sanafir paraqesin tokë sovrane egjiptiane”, deklaroi për AA një burim brenda gjykatës.
Thuhet se pjesëmarrësit në seancën gjyqësore kanë shpërthyer nga gëzimi duke brohoritur “i lumtë gjykatës”.