Ekip
04 Gusht 2020•Përditësim: 05 Gusht 2020
Pas ndalimit dy-javor, një gjykatë izraelite ka urdhëruar lirimin e guvernatorit të Kudsit, Adnan Ghaith, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ghaith u arrestua nga forcat izraelite më 19 korrik pas një sulmi në shtëpinë e tij në Kuds.
Akuzat kundër guvernatorit mbeten të paqarta.
Zyra e Guvernatorit të Kudist njoftoi se Ghaith do të lirohet me kusht që ai të mos komunikojë me oficerin e inteligjencës palestineze në Kuds, Jihad al-Faqih dhe as me udhëheqësin e grupit Fatah në al-Eizariya, Sami Abu Ghalia.
Autoritetet izraelite muajve të fundit kanë intensifikuar goditjen e tyre ndaj aktiviteteve dhe figurave palestineze në Kudsin e pushtuar.
Ligji ndërkombëtar vazhdon ta konsiderojë Kudsin Lindor, së bashku me të gjithë Bregun Perëndimor, si "territore të pushtuara" dhe të gjitha ndërtimet e vendbanimeve hebraike atje i konsideron si të paligjshme.