Felix Nkambeh Tih
04 Gusht 2020•Përditësim: 05 Gusht 2020
Spitali i Trajnimit dhe Hulumtimit Somali-Turqi në Mogadishu ka njoftuar lindjen e pesënjakëve, një lindje e rrallë në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Një nënë lindi 5 foshnje të vogla (pesënjak) në spitalin tonë", njoftoi spitali në Twitter.
Spitali tha se nëna dhe pesë foshnjat e saj janë të shëndetshme "falë profesionistëve shëndetësorë që e bënë të mundur këtë".
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, inaguroi Spitalin e Trajnimit dhe Hulumtimit Somalia-Turqia në Mogadishu në vitin 2015.