Ekip
06 Dhjetor 2021•Përditësim: 06 Dhjetor 2021
Gjykata e Apelit në Tripoli ka ndryshuar vendimin e mëparshëm për të përjashtuar kryekomandantin libian Khalifa Haftar nga zgjedhjet presidenciale të këtij muaji, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni privat i Libisë "Al-Ahrar" tha se gjykata vendosi të lejojë Haftarin të kandidojë në zgjedhjet e 24 dhjetorit. Javën e kaluar, një gjykatë në qytetin perëndimor al-Zawiya solli një vendim për të përjashtuar Haftarin nga zgjedhjet.
Muajin e kaluar, një gjykatë libiane nuk pranoi kandidaturën zgjedhore të Saif al-Islam Gaddafit, djalit të Muammar Gaddafit, ndërsa ai apeloi vendimin.
Të mërkurën, komisioni zgjedhor i Libisë pritet të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve për zgjedhjet presidenciale.
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Libisë janë caktuar të zhvillohen më 24 dhjetor sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja e arritur nga rivalët politikë libianë gjatë takimeve në Tunizi nëntorin e kaluar.
Libianët shpresojnë se zgjedhjet e ardhshme do të kontribuojnë në përfundimin e një konflikti të armatosur që ka kapluar vendin prej vitesh.