Ekip
20 Prill 2016•Përditësim: 21 Prill 2016
ATHINË (AA) – Gjatë zjarrit i cili shpërtheu në kampin e refugjatëve në veri të Greqisë, janë djegur më shumë se dhjetë tenda, ku si pasojë refugjatët protestuan. Policia njoftoi se së paku dy persona janë dërguar në spital për shkak të asfiksimit që kanë pësuar nga tymi, raporton Anadolu Agency (AA).
Zjarri filloi nga një tendë në kampin Diavata, në afërsi të Selanikut, ndërsa më pas është përhapur në tendat tjera.
Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në të cilin u dogjën 13 tenda, ndërsa të cilin zjarrfikësit arritën ta shuanin.