Fatih Erel
20 Prill 2016•Përditësim: 20 Prill 2016
GJENEVË (AA) - Kombet e Bashkuara, njoftuan se si rezultat i mbytjes së një anijeje javën e kaluar e cila transportonte refugjatë në Mesdhe kanë shqetësime për vdekjen e 500 refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Komisioneri i Lartë për Refugjatët i OKB-së njoftohet se kanë marrë informacione nga 41 persona të shpëtuar nga mbytja e një anijeje mes Italisë dhe Libisë në Mesdhe.
Në deklaratë pohohet se "sipas informacioneve të personave të shpëtuar, tragjedia për të cilën ka shqetësime se janë mbytur afërsisht 500 persona është një prej tragjedive më të mëdha të përjetuara në 12 muajt e fundit në Mesdhe".
Ndër të tjera njoftohet se nga të shpëtuarit 23 persona janë nga Somalia, 11 nga Etiopia, 6 nga Egjipti, 1 nga Sudani dhe se këto persona kanë pohuar se ishin nisur në lundrim javën e kaluar nga Tobruk-u me një anije 30 metra të gjatë.