Furkan Naci Top
01 Dhjetor 2016•Përditësim: 02 Dhjetor 2016
ATHINË (AA) - Për shkak të dëborës që në ditët e fundit është efktive në pjesët më të larta të Greqisë evakuohet kampi Petra i cili ndodhet pranë malit Olimp, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për shtyp nga zyrtari i bashkisë Katerini, Nikos Papaziogas, theksohet se qindra refugjatë duke përfshirë edhe fëmijët janë transferuar në rajone të tjera.
Gjithashtu bëhet e ditur se shumica e refugjatëve janë shpërndarë në kampet përreth liqenit Voli në perëndim të Selanikut, ndërsa 65 refugjatë janë vendosur përkohësisht në një hotel në bregdetin Katerini.
Në kampi Petra qëndronin mbi 700 refugjatë. Për shkak të reshjeve intensive të dëborës në rajon disa rrugë ishin bllokuar, ndërsa kampi i refugjatëve ishte mbuluar nga dëbora.
Mbi 60 mijë refugjatë të cilët u nisën me synimin për të shkuar në Evropë për shkak të mbylljes së pikave kufitare mbetën të bllokuar në Greqi. Shumë refugjatë për shkak të procedurave të gjata të azilit dhe të reivendosjes e kalojnë dimrin nën kushte të vështira.