Murat Karadağ
01 Dhjetor 2016•Përditësim: 01 Dhjetor 2016
MEKSIKO (AA) – Në Tlatelolco të Meksikës është gjetur një tempull më shumë 650 vjet i vjetër, për të cilin supozohet se është ndërtuar për nder të “zotit të erës”, raporton Anadolu Agency (AA).
Tempulli është gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në vendin e një supermarket të shembur. Tempulli është me lartësi prej 1.2 metra dhe i gjatë 11 metra.
Koordinatori kombëtar për arkeologji në Institutin meksikan për antropologji dhe histori kombëtare, Pedro Francisco Sanchez Nava tha se pjesa e jashtme e tempullit në masë të madhe është ruajtur.
Studiuesi Eduardo Matos Moctezuma theksoi se vendbanimet Tlatelolco dhe Tenochtitlan ndodhen në Meksikë dhe se ka qenë qendra tregtare dhe politike para se vendin ta marrin spanjollët në vitin 1521.
Sipas tij, Tlatelolco është vendi i fundit që ka dhënë rezistencë ndaj okupimit spanjoll.