AP
02 Nëntor 2015•Përditësim: 03 Nëntor 2015
ATHINË (AA) – Roja bregdetare greke njofton se gjatë kësaj fundjave ka patur 39 aksione të ndara në pjesën lindore të Detit Egje, në të cilën janë shpëtuar mbi 1.400 migrantë, raporton Anadolu Agency (AA).
Përskaj kushteve të përkeqësuara klimatike fluksi i refugjatëve, të cilët ikin në Evropë nga konfliktet dhe varfëria në Azi dhe Afrikë, nuk ndalet. Stuhitë e fuqishme gjatë kësaj fundjave trazuan Detin Egje, dhe se roja bregdetare e Greqisë kishte shumë punë.