Ekip
30 Gusht 2016•Përditësim: 30 Gusht 2016
ATHINË (AA) – Një zyrtar i lartë i OKB-së, i cili sapo kishte marrë detyrën në fillim të 2016, tha se kushtet e jetesës, siguria në vendet ku qëndrojnë refugjatët dhe mbipopullimi në ishujt grekë do të thotë se Athina ka nevojë për çdo lloj ndihme që mund ti ofrohet, veçanërisht nga vendet tjera të Bashkimit Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
"Sfidat janë shumë serioze, dhe ne duhet të vazhdojmë së bashku ballafaqimin me to", tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi në fjalimin e tij kohët e fundit gjatë vizitës së tij të dytë në më pak se një vit në Greqi, vend i Bashkimit Evropian (BE) e cila lufton me problemet e saj të vazhdueshme ekonomike dhe me jë valë të paparë të emigrantëve.
Brigjet Aegean të Greqisë dhe ishujt si Lesbos, Kios dhe Kos ishin porta për në vendet tjera të BE-së për më shumë se 856.000 refugjatë dhe emigrantë nga Siria, Iraku dhe Afganistani vitin e kaluar, sipas të dhënave të Agjencisë për Refugjatë të OKB-së.
Ashtu siç rritej fluksi i refugjatëve, Greqia u përball me presion nga Komisioni Evropian për ndërtimin e qendrave të pranimit të refugjatëve dhe të vëndoste pengesa në fluksin masiv të refugjatëve që shkonin drejt Evropës veriore.
Shumë emigrantë arritën gjatë verës, në kohën kur Greqia zhvillonte negociatat e vështira me kreditorët ndërkombëtarë.
Greqia ishte në luftë të vazhdueshme me masat shtrënguese, dhe shumica e popullatës në vend ishin të pakënaqur me mungesën e perceptimit të mbështetjes nga Evropa.
Në nëntor të vitit 2015 BE-ja filloi skemën për rivendosjen e 160.000 azilkërkuesve në afat dy vjeçar nga ishujt më të prekura drejt vendeve tjera anëtare të BE-së.
Kjo kishte të bënte vetëm me numrin e emigrantëve që kishin arritur në Greqinë gjatë këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare, dallimi është shumë i madh, pak më shumë se 3.000 refugjatë janë zhvendosur nga Greqia në shtetet tjera anëtare të BE deri tani.
OKB-ja ka vërejtur këtë rrugë pa krye me frustrim. Duke folur në Athinë javën e kaluar, Grandi tha: "Unë do të vazhdojë të avokojë për rritjen e këtyre programeve dhe përshpejtimin e tyre".
"Ajo mund dhe duhet të funksionojë", shton ai.
Marrëveshja Turqi- BE
Pavarësisht faktit, fluksi i refugjatëve ka rënë në mënyrë të konsiderueshme për shkak të marrëveshjes së marsit të këtij viti midis Turqisë dhe BE-së, e cila përfshin kthimin e refugjatëve të ri nga Greqia përsëri në tokën turke. Autoritetet greke thonë se situata është e paqëndrueshme.
Ministri grek i Migracionit Yannis Mouzalas paralajmëroi javën e kaluar se 180.000 refugjatë dhe emigrantë të tjerë do të kishin ardhur në Greqi në tre muajt e fundit, nëse nuk do të ishte marrëveshja Turqi-BE.
Duke folur gjatë një konference për media Mouzalas u tha gazetarëve se situata për emigrantët që tashmë ndodhen në kontinent, Greqia aktualisht është e "dëgjueshme" për shkak të shkallës së gjerë të financuar nga BE-ja të skemës së "para-regjistrimit".
Që nga 8 qershori i këtij viti, çdo emigrant në qendrat e pranimit që ka përfunduar procesin e para-regjistrimit, është furnizuar me kartë të azil-kërkuesit. Ky dokument njëvjeçar ofron qasje në shërbime, ndërsa ata janë duke pritur rezultatet e tyre të aplikimit për azil.
Sipas të dhënave zyrtare, në mes të 9 qershorit dhe 30 korrikut, pothuajse 27.600 emigrantë që jetojnë në kampet greke janë para-regjistruar.
Duke folur për Anadolu Agency, Aikaterini Kitidi, zëdhënësja e Agjensisë së Refugjatëve të OKB-së në Greqi, tha se mbyllja e kufirit nga fqinjët veriorë ballkanik të Greqisë, ka çuar në "grumbullimin" e kërkesave për azil.