Derya Gülnaz Özcan
14 Shkurt 2022•Përditësim: 14 Shkurt 2022
Greqia këshilloi qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Ukrainë ndërsa ata që ndodhen në Ukrainë të largohen nga vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke, thuhet se është zhvilluar një takim me pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, ministrit të Mbrojtjes, Nikos Panajotopoulos, ministrit të Arsimit dhe Çështjeve Fetare, Niki Kerameus dhe zëvendësministrit të Jashtëm, Andreas Katsaniotis.
Në deklaratën e saj Ministria e Punëve të Jashtme rekomandon qytetarët grekë të mos udhëtojnë në Ukrainë ndërsa i këshilloi ata që ndodhen atje të largohen sa më shpejt nga vendi.
Më tej thuhet se numri i personelit në ambasadën greke në Kiev është reduktuar në minimum dhe se do të mbështetet personeli i Konsullatës së Përgjithshme në Mariupol.