Fatma Esma Arslan
19 Qershor 2016•Përditësim: 20 Qershor 2016
PARIS (AA) - Teksa në njërën anë vazhdojnë reagimet kundër ligjit të punës në Francë theksohet se 60 për qind e popullit mbështet këto veprime, raporton Anadolu Agency (AA).
Kompania kërkimore IFOP, ka kryer një anketim në lidhje me "krizën e projektligjit të punës" që vazhdon që prej dy muajsh mes qeverisë dhe sindikatave në Francë.
Sipas anketimit 60 për qind e francezëve japin mbështetje dy herë në çdo muaj ndaj akteve të kryera në të gjithë Francën.
Teksa 90 për qind e simpatizantëve të Partisë Komuniste dhe të të majtës ekstreme i gjejnë të drejta këto akte, theksohet se edhe 49 për qind e simpatizantëve të Partisë Socialiste mbështesin protestat dhe grevat.