Ömer Yetkin Acar
29 Prill 2017•Përditësim: 30 Prill 2017
SAO PAULO (AA) – Për shkak të grevës së përgjithshme njëditore të punonjësve në Brazil, në lidhje me reformat e të drejtave të punëtorëve dhe të sistemit pensional, rrugët e qyteteve të mëdha braziliane ishin të zbrazëta dhe të qeta, ndërsa para mbrëmjes ka patur përleshje midis demonstruesve dhe policisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke marrë parasysh se grevës iu bashkuan edhe punëtorët nga kompanitë e transportit publik, në qytetet e mëdha braziliane ka patur një heshtje.
Në ditët e para disa grupe me djegien e gomave kanë bllokuar qasjen në aeroporte dhe terminale, por ndërhyrja e ushtrisë dhe policisë ka bërë që këto rrugë për një kohë të shkurtër të rihapen për trafikun.
Grumbullimi filloi para mbrëmjes por më vonë erdh deri tek përleshja mes demonstruesve dhe policisë.
Presidenti i Brazilit Michel Temer mbështeti reformat të cilat qeveria dëshiron të zbatojë nëpërmjet Kongresit. Temer tha se tubimet politike dhe tubimet në vend janë mbajtur pa asnjë problem. Ai tha se edhe grupet më të vogla kanë të drejtën e shprehjes.
"Sipas rregulloreve ligjore, niveli në të cilin është e mundur të diskutohen reformat është Kongresi", tha presidenti brazilian Temer, dhe shprehu keqardhje për dhunën që ndodhi gjatë grevës.
Qeveria e Brazilit bëri të ditur se pjesëmarrja e punëtorëve në grevën e përgjithshme ishte më pak se sa pritej.
Qeveria e Michel Temer u kritikua në Brazil pas reformës së propozuar të të drejtave të punëtorëve në këtë vend si dhe për reformimin e sistemit pensional.
Pritet që greva njëditore të mund të vazhdojë përmes demonstratave masive të hënën, më 1 maj.