Mahmoud Barakat
07 Janar 2019•Përditësim: 07 Janar 2019
BAGDAD (AA) - Një grupi Shia pro Iranit ka kërcënuar se do të sulmojë forcat amerikane në Irak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Jawad al-Talebawi, një zëdhënës i grupit paraushtarak shia irakian Asaib Ahl Al-Haq, tha se ka shënjestruar vendosjen e trupave të SHBA-ve në vend, duke kërcënuar se do të shënjestronte forcat nëse qeveria dhe parlamenti i Irakut dështon të veprojë.
Të shtunën, imazhet e drejtorit të Operacioneve të Përbashkëta-Irak për Task Forcën e Përbashkët, gjeneral brigade Austin Renforth, përderisa vizitonte lagjen me kulturë të pasur Mutanabbi Street në Bagdad, kanë shkaktuar trazirë në Irak.
Renforth u fotografua gjatë vizitës së bashku me komandantin e operacioneve të Bagdadit, Jalil al-Rubaie, në përvjetorin e tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku.
“Vizita e gjeneralit Austrin në rrugët e Bagdadit konsiderohet si shkelje e hapur ndaj sovranitetit shtetëror”, tha al-Talebawi.
Ai më tej theksoi se grupi po monitoron nga afër lëvizjet dhe vendosjet e “paligjshme” të ushtrisë amerikane në të gjithë vendin.
Al-Talebawi kërcënoi se nëse diplomacia e Irakut nuk arrin të deklarojë një qëndrim të fortë, ata do të qëndrojnë “përballë pranisë së SHBA-ve dhe okupimit të drejtpërdrejtë e të tërthortë të pjesëve të vendit”.
Qeveria e Irakut ende nuk ka komentuar deklaratën.
Trupat e SHBA-ve përfunduan operacionet e tyre luftarake në Irak në vitin 2010, ndërsa punën e tyre atje e përqendruan në trajnimin e forcave irakiane.
Ushtari i fundit amerikan u largua nga Iraku më 18 dhjetor të vitit 2011, me përjashtim të një numri të personelit ushtarak amerikan, i cili mbeti nën autoritetin e Ambasadës së SHBA-ve në Irak.