Ali H. M.Abo Rezeg
07 Janar 2019•Përditësim: 07 Janar 2019
NABLUS (AA) - Forcat izraelite plagosën një grua palestineze në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediumeve izraelite, rojet kufitare e kanë qëlluar gruan në këmbë, pasi ajo ka injoruar thirrjet e tyre për t'u ndalur në pikën e kontrollit në Zatara në jug të Nablusit.
Ndërkaq, ushtarët izraelitë më pas e kanë arrestuar atë.
Ushtria izraelite ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për të shtënat.
Ministria palestineze e Shëndetësisë, nga ana tjetër, tha se gruaja është plagosur lehtë, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Banorët vendas thanë se forcat izraelite mbyllën pikën e kontrollit ndërmjet Ramallahut dhe Nablusit për qarkullimin e automjeteve palestineze dhe ndaluan mjekët të arrijnë në vendin e ngjarjes