Havva Kara Aydın
16 Prill 2020•Përditësim: 16 Prill 2020
Sipas të ashtuquajturit zyrtar për shtyp të grupit terrorist YPG/PKK, "rreth 2 milionë njerëz në qytetin veriperëndimor të Sirisë Idlib janë terroristë dhe duhet të vriten", raporton Anadolu Agency (AA).
"Organizata Botërore e Shëndetësisë që u siguron njerëzve të Idlibit ndihmë mjekësore për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit, mbështet terroristët”, deklaroi Ibrahim Ibrahim nga grupi terrorist në televizionin opozitarë sirian "Syria TV".
Ai pretendoi se shumica e njerëzve që jetojnë në Idlib janë terroristë dhe "të paktën 2 milionë njerëz që jetojnë atje duhet të vriten".
Kur prezantuesi i televizionit e kritikoi atë për këto pretendime të tmerrshme, ai tha: "Po, ka 4 milionë terroristë. Nëse jo 4 milionë, të paktën 75 për qind ose 50 për qind janë terroristë. Të tjerët janë njerëz të shtypur".
Kur u pyet nga prezantuesi, "A duhet të vriten?" ai insistoi duke thënë: "Po, ata duhet të vriten. Nëse ka 4 milionë njerëz atje, 2 milionë prej tyre janë terroristë. Unë qëndroj prapa asaj që them".
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është dega siriane e PKK-së.
Që nga viti 2016, në disa operacione antiterroriste në veri të Sirisë, pranë kufirit jugorë të Turqisë, forcat turke kanë luftuar për pastrimin e rajonit dhe dëbimin e terroristëve të YPG/PKK-së, si dhe t'i japin fund shtypjes së terroristëve mbi banorët që jetojnë atje.