Ekip
06 Shkurt 2022•Përditësim: 07 Shkurt 2022
Grupi terrorist YPG/PKK ka rrëmbyer dy gazetarë që punonin për një media pranë Këshillit Kombëtar Kurd në Siri, sipas burimeve lokale sot, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët e YPG/PKK-së bastisën shtëpitë e Sabri Fahri dhe Baver Molla Ahmet në qytetin Kamishli në verilindje të Sirisë gjatë natës dhe i çuan në një vend të panjohur, thanë burimet në kushte anonimiteti.
Dy gazetarët punonin për agjencinë ARK News me qendër në Erbil në Irakun verior.
Sipas burimeve, urdhri për mbajtjen e dy gazetarëve është lëshuar nga Mahmut Ris, një komandant i grupit terrorist PKK në malet Kandil në Irakun verior.
Të shtunën, grupi terrorist PKK ndaloi televizionin kurd Rudaw në zonat nën kontrollin e saj në verilindje të Sirisë.
Gjatë fushatës së saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.