Betül Yürük
16 Mars 2019•Përditësim: 17 Mars 2019
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se është jashtëzakonisht i shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit në Idlib të Sirisë dhe u kërkoi të gjitha palëve të vazhdojnë armëpushimin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Guterres në një deklaratë me shkrim, ka vënë në dukje se konfliktet në Idlib janë rritur javët e fundit dhe mijëra njerëz në verilindje dhe veriperëndim të Sirisë jetojnë me frikën e një fatkeqësie të re.
Pasi vuri në dukje se lufta në Siri ka hyrë në vitin e nëntë, Guterres u ka kërkuar në mënyrë emergjente të gjitha palëve që të vazhdojnë armëpushimin në Idlib.
"Armëpushimi në Idlib është i nevojshëm për një armëpushim mbarëkombëtar", tha Guterres, duke shtuar se për vazhdimin e armëpushimit në Idlib të gjitha palët duhet të përmbushin angazhimet e tyre.
"Koston më të rëndë në luftë e paguajnë civilët, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë të pafajshëm", tha Guterres. Ai bëri thirrje për respektim të plotë të të drejtës ndërkombëtare humanitare, në rastet kur hartohet, planifikohet ose kryhet çdo operacion ushtarak.
Guterres tha se 11.7 milionë njerëz në Siri kanë nevojë për mbrojtje dhe ndihmë ndërsa bëri thirrje për qasje dhe ndihmë të vazhdueshme humanitare.
Kreu i OKB-së theksoi se nevojitet mbështetje e fortë ndërkombëtare për palët që të bëjnë përparim serioz në procesin krizës politike.