Aness Suheil Barghoti
17 Shtator 2016•Përditësim: 18 Shtator 2016
JERUSALEM (AA) - Forcat izraelite kanë vrarë dhjetëra robër arabë, të cilët ishin dorëzuar gjatë luftërave në vitet e para të themelimit të Izraelit, njoftoi e përditshmja izraelite "Haaretz", transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas dëshmisë të siguruar nga gazeta, të burgosurit mbaheshin në një oborr brenda një godine ku janë marrë në pyetje në lidhje me shërbimin e tyre ushtarak.
Disa orë më vonë, një grup i ri i ushtarëve izraelitë ishte dërguar për të zëvendësuar kolegët e tyre.
Sipas të përditshmes "Haaretz", ky ndërrim i rojeve ka ngritur pyetje në lidhje se çfarë do të bëjnë me robërit.