Turgut Alp Boyraz
30 tetor 2015•Përditësim: 30 tetor 2015
JERUSALEM (AA) - Policia izraelite vrau një plestinez dhe plagosi rëndë një tjetër në Bregun Perëndimor me pretendimin "se ka qenë në përpjekje të një sulmi me thikë", raporton Anadolu Agency (AA).
"Në pikën e kontrollit Tappuah (afër qytetit Nablus i cili ndodhet në Bregun Perëndimor) dy terorristë kanë qenë në përpjekje të një sulmi ndaj policisë së kufirit. Njëri u vra, ndërsa i dyti u kap i plagosur", deklaroi zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld.
Rosenfeld pretendoi se sulmuesit palestinezë kanë arritur në vendin e ngjarjes "me motor dhe kanë patur thikë".
Sulmet e kolonëve hebrenjë ndaj palestinezëve dhe bastisjet ndaj xhamisë al-Aksa i kanë përshkallëzuar tensionet në rajon. Demonstratat që ndodhën në Bregun Perëndimor dhe Gaza shkaktuan përleshje të cilat kanë arritur përmasa serioze.
Palestinezët në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe në Gaza të cilët pretendohen se "kanë qenë në përpjekje të një sulmi me thikë", janë vrarë me armë zjarri nga ana e ushtarëve izraelitë. Që nga fillimi i tetorit kanë humbur jetën më shumë se 60 palestinezë.
Vendimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu parasheh që "ndaj demonstruesve të cilët hedhin gurë dhe koktej molotovi të kundërvihet me plumba të vërtetë nga ana e snajperistëve".