Muhammed Enes Çallı
04 shkurt 2022•Përditësim: 06 shkurt 2022
Lojërat Olimpike Dimërore 2022 janë hapur me një ceremoni zyrtare të mbajtur nën hijen e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe bojkotit diplomatik të kryesuar nga SHBA-ja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia filloi pasi presidenti kinez, Xi Jinping dhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, arritën në Stadiumin Kombëtar të Pekinit.
Duke nisur me një shfaqje fishekzjarresh, motoja olimpike “Më shpejt, më lartë, më fuqishëm - Së bashku” ndriçoi stadiumin.
Atletët nga 91 vende pjesëmarrëse marshuan në stadium me flamujt e tyre kombëtar.
Ceremonia përfundoi me mbërritjen e flakës olimpike në stadium, të mbajtur nga atletët kinezë Zhao Jiawen dhe Dinigeer Yilamujiang.
Pothuajse 3 mijë atletë garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore të këtij viti.
Lojërat Olimpike të vitit 2022 në kryeqytetin kinez Pekin mbahen nën një bojkot diplomatik nga shumë vende perëndimore, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Australinë dhe Kanadanë, për shkak të shqetësimeve në lidhje me të drejtat e njeriut në Kinë.
Lojërat Olimpike Dimërore do të përfundojnë më 20 shkurt.