Muhammed Semiz
22 Korrik 2021•Përditësim: 22 Korrik 2021
Haxhinjtë në vendet e shenjta islame në ditën e tretë të Kurban Bajramit në Mina gjuajtën me gurë "shejtanin", transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare saudite të lajmeve SPA, haxhinjtë u nisën për në Mina në ditën e tretë të festës.
Haxhinjtë pas prerjes së kurbaneve hodhën shtatë gurë secilit shejtan me radhë tek "shejtani i vogël, i mesëm dhe i madh".
- Viti i dytë i Haxhit nën hijen e masave të COVID-19
Ministria e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite më 12 qershor njoftoi se askush nga jashtë nuk do të pranohet për Haxh, por vetëm 60 mijë persona brenda vendit mund të përmbushin obligimin e Haxhit që nuk kanë sëmundje kronike, midis moshës 18 dhe 65 vjeç dhe të cilët janë vaksinuar.
Arabia Saudite edhe vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), pranoi një numër të kufizuar të haxhinjëve brenda vendit.