Berk Kutay Gökmen
15 Maj 2026•Përditësim: 15 Maj 2026
Një helikopter ushtarak amerikan ka bërë ulje emergjente në një fushë orizi në jug të kryeqytetin Seul, pa raportuar për viktima, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, zyrtarët thanë se një AH-64E Apache bëri një ulje parandaluese në një fushë orizi në Pyeongtaek, në provincën Gyeonggi, rreth 65 kilometra në jug të Seulit.
Dy pilotët në bord nuk pësuan lëndime dhe nuk u raportua zjarr apo incidente të tjera dytësore.
Policia tha se Forcat Amerikane në Korenë e Jugut planifikojnë të riparojnë dhe zhvendosin helikopterin, një proces që pritet të zgjasë dy deri në tre ditë.
“Situata është nën kontroll përmes koordinimit midis personelit ushtarak dhe autoriteteve lokale dhe po zhvillohet një hetim për të përcaktuar shkakun e saktë të uljes”, tha Ushtria e 8-të e SHBA-së.
Autoritetet po shqyrtojnë rrethanat e incidentit pasi pilotët raportuan mbinxehje të mundshme të motorit.
Koreja e Jugut, një aleat kyç i SHBA-së në rajonin Azi-Paqësor, strehon më shumë se 28.500 trupa amerikane sipas një traktati të përbashkët mbrojtjeje.