Yasin Yağcı
05 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
HAGË (AA) - Në Holandë me një ceremoni është festuar 71-vjetori i çlirimit nga pushtimi nazist në Luftën e Dytë Botërore, raporton Anadolu Agency (AA).
Krahas qyteteve si Hagë, Rotterdam dhe Amsterdam në rajone të shumta në të gjithë vendin janë mbajtur festime të përmasave të mëdha.
Ceremonitë e para ashtu si çdo vit janë mbajtur në qytetin Wageningen ku është nënshkruar marrëveshja e parë me Gjermaninë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.
Ndërsa kryeministri Mark Rutte këtë vit ka marrë pjesë në programin kombëtar përkujtimor të mbajtur në qytetin Groningen. Rutte pasi është takuar me popullin në qendër të qytetit më pas ka ndezur pishtarin e lirisë në hapësirën e festimeve.