Selman Aksünger
07 Korrik 2021•Përditësim: 08 Korrik 2021
Një nga gazetarët dhe prezantuesit më të njohur të televizionit në Holandë, Peter R. de Vries është sulmuar mbrëmë në qendër të Amsterdamit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryebashkiaku i Amsterdamit, Femke Halsema, në një konferencë për media me Zyrën e prokurorit dhe zyrtarët e policisë, deklaroi se Vries u dërgua në spital me dëmtime serioze dhe se gjendja e tij është e rëndë.
Halsema theksoi se Vries ishte sulmuar teksa ecte drejt automjetit të tij pasi mbajti programin në studion e televizionit RTL.
"Ai është një hero popullor", tha Halsema duke shtuar se Vries është një gazetar i guximshëm.
Shefi i Policisë së Amsterdamit, Frank Paauw tha se janë arrestuar 3 të dyshuar.
Gazetari 64-vjeçar, i cili luajti një rol të rëndësishëm në deshifrimin e organizatave të krimit të organizuar në Holandë, ishte i njohur për lajmet e tij të guximshme për botën e krimit.