Yasin Yağcı
17 Dhjetor 2015•Përditësim: 17 Dhjetor 2015
HAGË (AA) - Planifikimi për ndërtimin e qendrës së refugjatëve në qytetin Geldermalsen në rajonin Gelderland të Holandës ka shkaktuar përleshje ndërmjet policisë dhe turmës që protestonte, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e policisë thuhet se protestuesit pasi nuk janë lejuar të hynë në ndërtesën e bashkisë kanë sulmuar policinë me gurë, shishe dhe fishekzjarre.
Në njoftim thuhet se policia për të shpërndarë turmën me ndihmën e forcave speciale disa herë ka shtënë në ajër dhe ka arrestuar një numër të madh të personave që përshkallëzonin situatën. Si pasojë e përleshjeve janë plagosur lehtë dy policë dhe gjithashtu ka patur dëme në ndërtesën e bashkisë.