Atila Altuntaş
25 Nëntor 2015•Përditësim: 25 Nëntor 2015
STOKHOLM (AA) – Norvegjia, vend anëtar i Schengen-it që nga dita e enjte në të gjithë aeroportet në vend do të kontrollojë udhëtarët që vijnë nga jashtë vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të televizionit shtetëror suedez SVT theksohet Norvegjia e cila dy muaj më parë ndalonte trenat në kufi që vinin nga Austria dhe Hungaria, që kontrollonte pasaportat dhe kartat e identitetit, që nga dita e enjte do të kryejë kontrolle edhe në aeroportet, autobusët e anijet që kryejnë udhëtime ditore nga vendet fqinje Danimarka dhe Suedia.
Ministri i Drejtësisë, Anders Anundsen ka deklaruar se kontrollet do të vihen në zbatim për 10 ditë dhe nëse do të shikohet e nevojshme ky afat mund të zgjatet.