Yasin Yağcı
07 Prill 2016•Përditësim: 08 Prill 2016
HAGË (AA) - Në Hagë të Holandës është mbajtur protestë në shenjë revolte për shkak të humbjes së jetëve të civilëve në venbanimet në Azerbajxhan si rezultat i sulmeve të Armenisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në protestën e cila u mbështet edhe nga turqit e Shoqatës kulturore Azerbajxhan-Turqi në Holandë para ambasadës armene në Hagë është dënuar qëndrimi agresiv i Armenisë.
Protestuesit krahas flamujve të Azerbajxhanit dhe të atyre turq në duar mbanin pankarta me mbishkrime: "Fund pushtimit armen", "Karabaku është i Azerbajxhanit" si dhe kanë brohoritur me sloganet "Karabaku është i yni dhe ashtu do të mbetet".
Kryetari i Shoqatës Ilhan Ashkin në një fjalim pas himneve kombëtare të Azerbajxhanit dhe të Turqisë tha se territoret e Azerbajxhanit që ndodhen nën pushtimin e Armenisë duhet të çlirohen sa më parë.
Ashkin, ndër tët jera theksoi se ushtarët armenë ose do të tërhiqen vetë nga territoret që kanë pushtuar ose do të nxirren duke nga ushtria e Azerbajxhanit.
Pas fjalimeve para ambasadës armene u vendos një kurorë e zezë si ndërsa në kutinë postare u hodh një letër me përmbajtjen që ti jepet fund pushtimit.