Ala Ataullah,Said İbicioğlu
07 Prill 2016•Përditësim: 08 Prill 2016
GAZA (AA) - Njoftohet se është arritur në fund të pastrimit të rrënojave të ndërtesave të rrëzuara nga sulmet e Izraelit në Gaza të vitit 2014, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Punës së Palestinës, konfirmohet se është arritur në fund të pastrimit të rrënojave të ndërtesave të rrëzuara nga sulmet e Izraelit në Gaza të vitit 2014, ku në këtë kuadër deri më tani janë lëvizur dhe larguar 2 milionë e 500 mijë tonë rrënoja.
Në deklaratën të cilën u theksua se punimet janë duke u bërë në koordinim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), shtohet se rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave janë vendosur në rrugë ose janë përdorur në prodhimin e materialeve ndërtimore.