Zehra Nur Düz
12 Maj 2020•Përditësim: 12 Maj 2020
Një ushtar izraelit ka humbur jetën në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli, kur një palestinez goditi atë në kokë me një gur, bëri të ditur sot ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën ushtarake theksohet se ushtari, Amit Bin Egal, i moshës 21 vjeçare, nga Brigada Golani e ushtrisë u vra gjatë një bastisje të kryer për të arrestuar një palestinez në qytetin e Jenin në Bregun Perëndimor.
Deklarata nuk jep detaje të mëtejshme.
Ushtria izraelite shpesh zhvillon fushata të gjerë arrestimesh në të gjithë Bregun Perëndimor të okupuar me pretekstin e kërkimit të palestinezëve të "kërkuar".