Esat Fırat
12 Maj 2020•Përditësim: 12 Maj 2020
Forcat izraelite në aksionet e organizuara gjatë mbrëmjes në Kudsin Lindor arrestuan 12 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga policia izraelite theksohet se të rinjtë e arrestuar pretendohet se kanë hedhur mjete piroteknike dhe gurë ndaj personave zyrtarë që ishin në patrullim, ndërsa janë dërguar në qendrën për marrje në pyetje.
Nga Qendra për informim të shoqatës palestineze për të drejtat e njeriut bëhet e ditur se palestinezët janë arrestuar gjatë bastisjes në lagjen Silvan. Theksohet se në mesin e të arrestuarve gjenden edhe të mitur.
Forcat izraelite në Bregun e okupuar Perëndimor dhe Kudsin Lindor shpesh herë arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.
Të dhënat e Shoqatës së të burgosurve palestinezë tregojnë se në burgjet izraelite gjenden rreth 5.700 palestinezë, në mesin e të cilëve janë gra dhe të mitur. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për rreth 230 të mitur.