Mehmet Yılmaz
02 Shtator 2017•Përditësim: 03 Shtator 2017
BUDAPEST (AA) - Një gjykatë në Hungari, ka gjobitur botuesin e librit të edicionit në gjuhën hungareze që mohon holokaustin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë për Agjencinë e Lajmeve të Hungarisë (MTI) nga Kryeprokuroria e Budapestit, është theksuar se një botues është gjobitur me 120 mijë forint (përafërsisht 400 euro) me arsye se ka botuar dhe realizuar shitjen e një libri të një shkrimtari suedez ku pohohet se holokausti nuk është i vërtetë.
Në lajmin e MTI transmetohet se në këtë libër i përkthyer në hungarisht në vitin 2012 pohohet se holokausti është "përrallë" dhe diskutohet ekzistenca e dhomave të gazit, ndërsa theksohet se botuesi ka pranuar fajin.