Ekip
02 Shtator 2017•Përditësim: 03 Shtator 2017
MADRID (AA) - Shërbimet emergjente të Spanjës kanë paralajmëruar banorët e Madridit jugor që mos të dalin nga shtëpitë e tyre për t'iu shmangur reve toksike të shkaktuara nga një zjarri në një objekt industrial, raporton Anadolu Agency (AA).
Shërbimet emergjente të Madridit kanë njoftuar të shtunën në rrjetet sociale se zjarrfikësit po përpiqen të vënë nën kontroll zjarrin në Fuenlabard.
Ata konfirmuan se një person u dërgua në spital për shkak të djegieve. Objekti industrial dhe hoteli pranë tij u evakuuan për shkak të zjarrit që shpërtheu në atë zonë.