Hajer M'tırı
27 Prill 2016•Përditësim: 27 Prill 2016
PARIS (АА) – I dyshuari për sulmet terroriste në Paris, Salah Abdeslam, është ekstraduar në Francë brenda natës, raportojnë mediat belge duke cituar prokurorin federal belg, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykata në Bruksel ka aprovuar ekstradimin e tij në Francë më 31 mars.
Njëzet e gjashtë vjeçari Abdeslam u arrestua në mars gjatë një operacioni policor në Molenbeek, në kryeqytetin belg.