Büşra Selvi Öğütcen
27 Prill 2016•Përditësim: 27 Prill 2016
KARAKAS (AA) - Në kuadër të masave për kursimin e energjisë e ndërmarrë si pasojë e krizës energjetike në Venezuelë janë shkurtuar për një periudhë të caktuar ditët e punës për nëpunësit shtetërorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Nicolas Maduro njoftoi se nëpunësit në shtet për të paktën dy javë do të shkojnë në punë vetëm ditën e hënë dhe të martën.
Maduro ka njoftuar ndër të tjera se për shkak të thatësirave ekstreme niveli i ujit në digën më të madhe të vendit ka rënë nën nivelin e limitit më të ulët për punimet hidroelektrike.
Ndërsa vihet në dukje se që nga fillimi i këtij muaji në vend e premtja është shpallur ditë pushimi, përfshirë nëpunësit dhe mësuesit e shkollave. Gjithashtu theksohet se punonjësit në spitalet shtetërore dhe ato në markete do të vazhdojnë punën e tyre normalisht.
Në Venezuelë theksohet se rreth 3 milionë nëpunës në sektorin publik do të marrin pagën edhe për ditët që nuk do të shkojnë në punë.
Ministri i Energjisë Luis Motta ditën e premte deklaroi se që nga fillimi i kësaj jave për një afat 40 ditor në vend do të bëhen ndërprerje të energjisë elektrike për 4 orë në ditë.