Ali Abo Rezeg
11 Korrik 2019•Përditësim: 11 Korrik 2019
Një palestinez 28-vjeçar sot në mëngjes iu nënshtrua plagëve të tij që kishte marrë nga të shtënat e ushtrisë izraelite, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mahmoud Ahmed al-Adham, ka ndërruar jetë në lindje të qytetit Beit Hanoun, në veri të Rripit të Gazës.
Brigadat Izzeddin al-Kasam, krahu i armatosur i lëvzijes së rezistencës Hamas, njoftoi në një deklaratë se i riu palestinez ka qenë anëtar i grupit.
Al-Kasam nuk dha detaje të mëtejshme.