Mehmet Burak Karacaoğlu
19 Gusht 2020•Përditësim: 19 Gusht 2020
Në qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë është shënuar vdekja e parë nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Shëndetësisë e qeverisë së përkohshme të Sirisë e formuar nga opozitarët, Maram al-Sheikh në një deklaratë bëri të ditur se vdekja e parë me burim COVID-19 në Idlib u shënua dje dhe se si pasojë ka humbur jetën një grua e moshës 80-vjeçare tek e cila u përcaktua virusi.
Ndër të tjera thuhet se gruaja e moshuar që humbi jetën në spital ishte e sëmurë nga veshkat.
Në rajonet nën kontrollin e opozitarëve në Siri, deri më tani janë regjistruar 54 raste me COVID-19 ndërsa 46 prej tyre janë shëruar.