Ekip
22 Shkurt 2022•Përditësim: 23 Shkurt 2022
Së paku 13 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, theksuan sot autoritetet, raporton Anadolu Agency (AA).
Një autobus që kthente njerëzit nga një dasmë ra në një grykë në distriktin Champawat të shtetit Himalayan natën e së hënës vonë.
Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga aksidenti, thuhet në njoftimin e policisë.
Kryeministri indian, Narendra Modi, shprehu pikëllimin për aksidentin dhe njoftoi kompensim monetar për familjet e viktimave.