Emel Öz
22 Shkurt 2022•Përditësim: 22 Shkurt 2022
Një tërmet me fuqi prej 6 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Argjentinën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Enti amerikan gjeologjik (USGS) tha se epiqendra e tërmetit ishte 58 kilometra në perëndim të qytetit të Abra Pampa në shtetin Jujuy.
USGS tha se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 242 kilometrash.
Nuk ka informacione për viktima të mundshme njerëzore apo dëme materiale.