Fuat Kabakçı
23 Nëntor 2015•Përditësim: 23 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Nga aksidentimi i një helikopteri në provincën indiane të Kashmirit, kanë humbur jetën shtatë persona, duke përfshirë edhe pilotin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës indiane “The Times of India”, helikopteri transportonte disa persona që dëshironin të vizitonin vendet e shenjta në Jammu Kashmir. Menjëherë pas ngritjes, helikopteri mori flakë dhe u rrëzua pranë Katras.
Në vendin e aksidentit janë dërguar ekipet e shpëtimit, dhe është nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.