Muhammet Nazım Taşcı
01 Qershor 2020•Përditësim: 02 Qershor 2020
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Indi ka tejkaluar shifrën 190 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8.392 raste të reja me ç'rast numri i rasteve është rritur në 190.791.
Gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën 182 persona duke çuar në 5.408 numrin e viktimave.
Ndërkohë në Maharashtra, rajonin më të prekur nga virusi, ka arritur në 67.655 numri i rasteve e cila ndiqet nga rajoni i kryeqytetit kombëtar që përfshin Tamil Nadu me 22.333 raste, New Delhi me 19.844 dhe rajonet e tjera përreth si dhe nga rajoni Gujarat me 16.779 raste.