Gamze Türkoğlu Oğuz
27 Mars 2019•Përditësim: 27 Mars 2019
Një familje muslimane në veri të Indisë është sulmuar në shtëpinë e saj me shkopinj dhe shufra hekuri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton "Hindustan Times", familja muslimane u sulmua duke u rrahur në shtëpinë e tyre me shkopinj dhe shufra hekuri nga 20 deri në 25 persona në rajonin Gurugram në Haryana javën e kaluar ku indianët kryenë festimet për festivalin Holi. Si pasojë e sulmit u plagosën 11 pjesëtarë të familjes ku njëri prej tyre është fëmijë 2 vjeç si dhe gra.
Mësohet se banda e cila ka sulmuar pas një debati që ka ndodhur në një ndeshje kriketi, ka kërkuar nga familja muslimane që të largohet në Pakistan. Ndërkohë që forcat e policisë kanë njoftuar se në lidhje me ngjarjen kanë nisur një hetim dhe se ka të arrestuar.
Zëdhënësi i policisë së Gurugram, Subhash Boken në një deklaratë për AA tha se "Fillimisht ka ndodhur një debat. Agresorët në fillim kanë qenë disa persona ndërsa më pas kur debati është përshkallëzuar kanë thirrur më shumë njerëz. Ata kanë hyrë në shtëpinë e familjes muslimane dhe e kanë sulmuar atë".
Në shtypin lokal pretendohet se sulmi është planifikuar nga një grup indian i ekstremit të krahut të djathtë.