Ekip
27 Mars 2019•Përditësim: 28 Mars 2019
Pesë deputetë të Britanisë së Madhe të cilët mbajnë qëndrim anti- Brexit dhe bëjnë fushatë për një referendum të dytë, kanë pranuar në rrjetet sociale fotografi kërcënuese me hark së bashku me një mesazh i cili flet për ushtrim të dhunës mbi ata, raporton Anadolu Agency (AA).
Llogaritë në Twitter të deputetëve nga grupi i pavarur, Anna Soubry, Chuka Ummuna, Sarah Wollaston dhe Angela Smith, si dhe llogaria e deputetit Laburist, David Lammy janë etiketuar në një foto që shfaqte një hark që qëndronte i varur në një derë.
Postimi në fjalë është bërë javën e kaluar nga një llogari e quajtur “Sheffield and Yorkshire Direct Action Group Brexit”, ku paralelisht me fotografinë ishte shkruar mesazhi "ne jemi gati për luftë civile ... ju a jeni?"
Ne postimin në fjalë ka pasur edhe porosi tjera kërcënuese për deputetët në fjalë, ndërkohë që policia e Yorkshirit Jugor tha se dy persona, një burrë dhe një grua, janë arrestuar të martën në lidhje me kërcënimet online.
"Një 40 vjeçar dhe një grua 33 vjeçare u arrestuan në Sheffield, me dyshimin se kanë dërguar porositë qëllimkëqija”, thotë policia.
Deputetët britanikë që mbështesin një referendum të dytë Brexit, janë në shënjestër të kërcënimeve online por edhe të atyre personalisht.
Në janar, deputetja Soubry u sulmua jashtë godinës së Parlamentit nga një turmë pro-Brexit duke e ofenduar me slogane raciste.
Dhoma e Ulët e Parlamenti britanik të hënën miratoi marrjen e kontrollit të qeverisë nga parlamenti në një masë të pashembullt për të debatuar opsionet alternative të Brexit-it.
Ligjvënësit do të përpiqen të gjejnë se prapa këtyre opsioneve ata mund të formojnë një shumicë për të tejkaluar bllokimin aktual në një seri votash të mërkurën.
Votuesit në Mbretërinë e Bashkuar vendosën të largohen nga blloku pas një anëtarësimi mbi 40-vjeçar, pas referendumit të vitit 2016.