Ekip
18 Qershor 2021•Përditësim: 18 Qershor 2021
Ministria indiane e Shëndetësisë në 24 orët e fundit ka regjistruar 1.587 vdekje, një rënie e numrit të vdekjeve ditore nga koronavirusi i ri (COVID-19) nën 1.600, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas ministrisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend tani qëndron në 383.490, ndërsa infeksionet totale kanë arritur në 29.7 milionë, duke përfshirë 62.480 raste të reja që nga dita e djeshme.
Me rastet dhe vdekjet që tani tregojnë rënie në pjesën më të madhe të vendit, autoritetet po heqin kufizimet për të lejuar më shumë aktivitete. Monumenti i famshëm Taj Mahal i epokës Mughal u hap për turistët në fillim të kësaj jave.
Në muajin maj, India regjistroi rritje të rasteve gjatë valës shkatërruese të dytë, me infeksione që kalonin mbi 400.000 dhe vdekje 4.500.
Ministria theksoi se mbi 268 milionë doza vaksinash për COVID-19 janë administruar në Indi deri më tani, prej të cilave mbi 50 milionë njerëzve u është dhënë doza e dytë.