Gamze Türkoğlu Oğuz
15 Nëntor 2017•Përditësim: 15 Nëntor 2017
NEW DELHI (AA) – Qindra nxënës në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, kanë protestuar kundër ndotjes së ajrit, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestat të cilat në parkun Nehra i organizuan përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara (OKB), shkollave private dhe kompanitë, i mbështetën nxënësit e 15 shkollave private.
Në mesin e demonstrantëve ishte edhe 13 vjeçarja Charvi Thakkar, e cila tha se ndjeu se ndotja e ajrit arriti nivel të lartë dhe për këtë shkak anëtarët e familjes së saj vështirë marrin frymë.
Ndotja e ajrit në New Delhi ka shkaktuar ulje të dukshmërisë në një metër. Krahas kësaj, ndotja është për 30 herë më e lartë se sasia të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e konsideron të lejuar.
Hulumtimet e reja tregojnë se në dhjetë vitet e fundit në Indi erdhi deri tek rritja e lirimit të dioksidit të squfurit, shkaktar i ndotjes.